Protestuesit kundër regjimit të Mubarak-ut në Egjipt bënë thirrje në mëngjes për një fushatë të re demonstratash, ndërsa filloi java e tretë e protestave masive në vend.
Me dhjetëra mijëra pritet të grumbullohen sot në sheshin Tahrir, në qendër të Kajros, kryeqytetit të vendit, të pakënaqur nga premtimi i presidentit për të mos rikandiduar në zgjedhjet e shtatorit. Ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të Mubarak-ut.
Sipas korrespondentit të BBC-së në vendin me 84 milion banorë, protestuesit rrezikojnë të mbeten të izoluar, ndërsa tërbimi i turmave ka rënë dhe jeta ka nisur pak nga pak të rifillojë.
Mijërat që kanë fjetur në rrugë, në kuadër të protestave 24 orëshe, janë duke ndierë lodhjen e dy javëve protestash, shoqëruar me mungesën e kushteve të përshtatshme higjenike dhe ushqimin e pakët.
Një ditë më parë, u njoftua për hapjen e bankave dhe disa institucioneve, edhe pse shkollat e bursa vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Top Channel