Cikloni Yasi, qan kryeministrja australiane

08/02/2011 18:15

Nuk ka arritur të mbajë emocionet dhe lotët kryeministrja australiane, Julia Gillard, në sesionin e parë të 2011-s të parlamentit të Canberra, në kujtim të 35 viktimave të ciklonit Yasi, që së fundmi ka shkatërruar Queensland.

Me lotë në sy kanë qenë edhe parlamentarë të tjerë.

Emocionet kanë qenë të forta kur është treguar historia prekëse vogëlushit Jordan Rice, i mbytur pasi u ka thënë autoriteteve të nxjerrin fillimisht vëllain e tij të vogël.

Top Channel