Britani, nis eksperimenti, klasat me 70 fëmijë

08/02/2011 16:25

Në vend që të bënte gjithçka për të mbajtur të ulët numrin e nxënësve në çdo klasë, një president i një shkolle angleze ka bërë të kundërtën.

Ai ka bashkuar dy salla plus korridorin dhe në të ka vendosur 70 fëmijë 7 vjeç, të gjithë së bashku.

Të gjithë fëmijët janë vënë nën kontrollin e dy mësuesve dhe tre asistentëve.

Klasa pasardhëse, ajo e tetë vjeçarëve, numëronte vetëm 60 nxënës.

Rezultati: një sukses. Nxënësit e Bure Valley Junior School të Norfolk janë të gjithë më rezultativ në shkollë dhe presidenti tani kërkon që të zgjerojë sistemin.

Top Channel