Bregu i Fildishtë, digjet thesari kombëtar

08/02/2011 22:20

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ndërtesën e thesarti në Bregun e Fildishtë duke shkatërruar të gjitha dokumentat financiare.

Shkaqet se pse flakët përfshinë ndërtesën disa katëshe të sigurisë së lartë në qendër të kryeqytetit të Bregut të Fildishtë Abdijan, mbeten ende të pasqaruara

Dëmet përllogariten katastrofike për shtetin afrikan, i cili prej muajsh vuan edhe nga kriza politike, pasi presidenti në fuqi, Laurent Gbagbo refuzon të lërë detyrën pavarësisht se në zgjedhjet e fundit, të njohura edhe nga ndërkombëtarët është shpallur fitues, Alasane Outara.

Edhe pse askush nuk mund të thotë nëse zjarri në ndërtesën e thesarit ka lidhje me zhvillimet politike në vend, dyshimet për këtë janë të forta.

Top Channel