Atentati në Moskë, vepër e “Emirit të Kaukazit”

08/02/2011 02:05

Autorësinë për atentati i ndodhur në aeroportin Domodedovo të Moskës më 24 janar e ka marrë një grup separatist në Kaukazin e Veriut.

Sulmi që shkaktoi 36 viktima është marrë përsipër nga i vetëquajturi “Emiri i Kaukazi të Veriut” nëpërmjet një videoje të postuar në një faqe interneti ekstremiste islamike.

I vetëquajturi “Emir”, Doku Umaro në videon e postuar online paralajmëron gjithashtu për sulme të tjera, deri në krijimin e një shteti islamik në Kaukazin e Veriut, ku bëjnë pjesë edhe Cecenia e Dagestani.

Top Channel