
Qytetarët e Sudanit të Jugut kanë nisur që në mëngjes festën për lindjen e shtetit më të ri të botës, pasi rezultatet e refendumit që do të publikohen pasdite pritet të konfirmojnë ndarjen.
Rezultatet paraprake nuk lënë dyshime për rezultatatin, pasi 99% e votuesve me 99% të votave të numëruara ishin shprehur pro ndarjes.
Refendumi i janarit ishte një prej kushteve të vendosura në traktatin e paqes në vitin 2005, i cili i dha fund më shumë se dy dekadave luftë në Sudan.
Edhe pse procesi zgjedhor ka qenë i qetë, tensionet mbetën të mëdha në veriun e Sudanit të Jugut, një zonë e pasur me naftë. 50 persona kanë mbetur viktimë e dy javëve përplasje në këtë zonë.
Sipas korrespondetit të BBC-së në kryeqytetin e Jugut, Juba, me mijëra persona kanë nisur të festojnë në rrugë që në mëngjes, ndërsa entuziasëm i papërmbajtëshëm po regjistrohet edhe në qytetet e tjera si Palioh e Melut, që prej disa ditësh.
Përpara refendumit, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, deklaroi se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, por trupa ushtarake janë vendosur pranë kufirit, duke frikësuar komunitetin ndërkombëtar për mundësinë e një sulmi të afërt.
Top Channel