Korea e Jugut kap peshkarexhën veriore

07/02/2011 15:45

Korea e Jugut ka ndaluar një peshkarexhë të Koresë së Veriut, pak kilometra në jug të kufirit ujor të debatueshëm pranë ishullit të Jeonpjengut, i bombarduar nga Peniani në dhjetor.

Sipas BBC-së, 31 personat e ekuipazhit u detyruan të ankoroheshin në një port jugor dhe janë duke u pyetur prej zyrtarëve të Seulit. Ngjarja ndodhi gjatw drekws, me orwn shqiptare.

Nuk është e qartë nëse ata janë azilkërkues apo nëse humbën pa qëllim kursin, në mes të një mjegulle të fortë.

Nuk është i qartë rezultati që mund të ketë kjo ngjarje në bisedimet ushtatarake mes dy vendeve, që pritet të fillojnë shumë shpejt dhe duhet të qetësojnë javë tensioni.

Sipas ekspertëve, Peniani mund të reagojë ashpër, duke pretenduar se anija është ndaluar kur ajo ishte duke udhëtuar ende në ujrat e veriut.

Top Channel