Francë, gjykatësit në grevë kundër Sarkozy
07/02/2011 09:45
Gjykata franceze është hedhur në grevë kundër presidentit Nicolas Sarkozy.
Reagimi ka ardhur pasi kreu i Elizesë i ka akuzuar gjykatësit për bashkëpunim moral në vrasjen e një të riu 18 vjeçar, sepse kanë lënë të lirë vrasësin e tij.
Seancat e nesërme do të shtyhen deri të enjten kur është parashikuar një mobilizim kombëtar.
Top Channel