Egjipt, dështon rikthimi në normalitet

07/02/2011 15:05

Tentativat për të risjellë qetësinë në Egjipt pas dy javësh protestash kanë dështuar ditën e sotme, ndërsa shumë institucione u ndaluan të hapeshin nga turmat e irrituara të njerëzve.

Sipas korrespondentëve të mediave ndërkombëtare në Kajro, bankat janë rihapur, por shkollat dhe bursa qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë, me mijëra të tjerë janë grumbulluar në sheshin Tahrir në qendër të kryeqytetit, duke thënë se do të largohen që andej vetëm pasi presidenti Hosni Mubarak të largohet.

Ndërkohë, autoritetet egjiptiane janë duke u përpjekur të marrin një kredi afatshkurtër prej 2,5 miliard dollarësh, për të mbuluar dëmin ekonomik të protestimeve, të cilat besohet se kanë kushtuar 310 milion dollarë në ditë.

Top Channel