Autoritetet britanike liruan terroristin

07/02/2011 16:00

Një terrorist, përgjegjës për vrasjen e 270 personave në shpërthimin e një avioni në vitin 1988, u lirua pas këmbënguljes së disa ministrave anglezë.

Lajmin skandaloz e njoftoi Sër Gus O’Donnell, një funksionar i lartë i autoriteteve skoceze, të vendosura nën kritika të mëdha nga opionini publik, pas lirimit nga burgu të Abdelbasit Al al-Megrahi-t në gusht 2009.

Personi që vendosi një bombë në një avion të “Pan Air”, duke vrarë edhe 103 amerikanë në shpërthimin e ndodhur mbi qytezën skoceze të Lokerbisë, vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe i kishin mbetur disa muaj jetë.

Ai ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm, por u lejua të rikthehej në vendlindjen e tij Libi, ku u prit si një hero. Në Britani, lajmi ngjalli tërbim popullor, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashtruan një notë proteste.

Sipas O’Donnell-it, Ministrat Anglezë bënë gjithçka që mund të bënin, duke ushtruar presion mbi autoritetet skoceze për lirimin e tij.

Sipas tij, ata ishin të interesuar që nëpërmjet këtij veprimi të përmirësonin marrëdhëniet me autoritete libiane dhe të lehtësonin futjen e British Petrolium në tregun e vendit arab.

Al-Magrahi u lirua në gusht, sepse mjekët konstatuan se i mbeteshin edhe tre muaj jetë pas një tumori në prostat, por ai vazhdon të jetë i gjallë ende, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj.

Top Channel