Australi, zjarri del jashtë kontrollit

07/02/2011 15:15

Një zjarr është duke dalë nga kontrolli në Australinë Perëndimore në Perth, ndërsa deri tani raportohen të paktën 59 shtëpi të shkrumbuara.

Për Australinë, kjo është katasfrofa e tretë natyrore brenda një muaji, pas përmbytjeve dhe tajfunit që goditi zonën e Kuinslendit dhe Viktorias.

Zjarrëfikësit janë duke luftuar me zjarrin që po kërënon veriun dhe lindjen e Perthit, ndërsa është deklaruar përreth një zonë e fatkeqësisë natyrore.

Zjarri është duke u përhapur për shkak të erërave të fuqishme, të cilat kapin deri 70 kilometra në orë, ndërsa me qindra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre.

Vetëm dy vjet më parë, në një zjarr katastrofik në Viktoria, 173 persona humbën jetën.

Top Channel