Australi, zjarret, digjen 41 shtëpi

07/02/2011 08:00

Vazhdon seria e fatkeqësive natyrore që kanë prekur Australinë. Më shumë se 40 shtëpi janë shkatërruar nga flakët që vazhdojnë të rriten në periferinë e Perth, në bregun perëndimor të Australisë.

Dy vatra zjarri, të ushqyera nga temperaturat e larta dhe era e fortë e ciklonit Yasi, kanë prekur të enjten bregun verilindor të Australisë.

Sipas autoriteteve, të paktën 40 shtëpi janë shkatërruar në fundjavë dhe bilanci pritet të rritet.

Top Channel