Assange, fillon proçesi në Londër

07/02/2011 09:00

Rifillon në Londër proçesi për ekstradimin në Suesi të Julian Assange. Stokholmi kërkon themeluesin e Wikileaks që t’i përgjigjet akuzës së abuzimit seksual të bëra nga dy gra.

Assange, në liri me kusht nga 16 dhjetori, thekson se akuzat ndaj tij bëjnë pjesë në një fushatë denigrimi të orkestruar pas zbulimit të sekreteve të shtetit.

Vendimi i gjykatës do të jetë i rëndësishëm, por ndoshta jo deçiziv, sepse themeluesi i Wikileaks mund të paraqesë apelime të ndryshme, aq sa gjykimi të zgjasë prej muajsh.

Top Channel