Sulmi në Moskë, zbardhet identiteti i kamikazit

05/02/2011 01:35

Sulmi në aeroportin e Domodedovos në Moskë, u mendua fillimisht se ishte vepër e një kamikazeje. Por ekspertët mjeko-ligjorë kanë arritur të  përcaktojnë identitetin e njeriut që hodhi veten në erë bashkë me 36 persona të tjerë më 24 janar.

Nga sa raportohet në mediat vendase, autori i sulmit që tronditi Rusinë ishte 20 vjecari Magomed Jevlojev nga Republika e Ingushetisë në rajonin e trazuar të Kaukazeve Veriore. Të njëjtat raporte tregojnë Jevlojev vazhdonte studimet e larta për financë. Agjencitë ruse të hetimit dhe sigurisë nuk e kanë konfirmuar njoftimin.

Javën e kaluar, hetuesit thanë se i dyshuari ishte nga Kaukazi Verior, por nuk kishin publikuar emrin e tij. Kreu i Shërbimi Federal rus të Sigurisë deklaroi se në momentin që kreu shpërthimin, 20 vjecari ishte nën influencën e një sasie të fuqishme droge, cka e tregoi qartë edhe autopsia e tij.

Top Channel