SHBA opozitës jemenase: Mos provokoni

05/02/2011 14:40

Ambasada Amerikane në Jemen i bëri thirrje opozitës së vendit më të varfër arab që të mos provokojë protestat e qytetarëve.

Me dhjetëra mijëra protestues morrën pjesë të enjten në të ashtuquajturën “Ditë të Tërbimit”, në një protestë paqësore të zhvilluar në kryeqytetin Sana’a, vetëm një ditë pasi presidenti Ali Abdullah Saleh, ofroi largimin e tij në 2013-n.

”I kërkojmë fuqimisht partive opozitare që të shmangin provokimet dhe t’i përgjigjen në mënyrë konstruktive nismës së Saleh për të zgjidhur diferencat nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve”, shkruhej në faqen e internetit të ambasadës.

”I kërkojmë të gjitha partive që të vazhdojnë dialogun e tyre kombëtar, duke u rikthyer në tavolinën e bisedimeve, për gjetjen e një marrëveshje që do të ofrojë ndryshim dhe qetësi në të njëjtën kohë”.

Top Channel