Mubarak dorëhiqet nga drejtimi i partisë

05/02/2011 17:50

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Nacional-Demokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti al Jazira.

Më përpara krerët e PND-së kishin nga ana e tyre dhënë dorëheqjen, përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm, Safwat el-Sherif, një besnik i presidentit dhe djalit të tij, Gamal.

Sekretari i ri i përgjithshëm është Hossam Badrawi, mjek, një anëtar i mëparshëm i PND-së, por pranë krahut liberal të lëvizjes.

Top Channel