Mubarak bisedon për reformat ekonomike

05/02/2011 11:15

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, u takua në mëngjes me kabinetin qeveritar, për të biseduar rreth formave ekonomike.

Sipas BBC, ngjarja përbën një tjetër goditje për shpresat e atyre që kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij nga pushteti.

Pavarësisht se protestat kanë hyrë sot në ditën e tyre të 12, bankat do të rihapen të dielën, ndërsa bursa do të rifillojë të funksionojë të hënën.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Samir Radwan, e cilësoi krizën ekonomike në vend si “shumë serioze”. Analistët besojnë se Egjipti është duke humbur rreth 310 milion dollarë në ditë, nga protestat që kanë larguar turistët dhe paralizuar jetën ekonomike në vend.

Top Channel