Lufta ndaj AIDS, me më pak korrupsion

05/02/2011 08:20

Fondi Botëror kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malarjes, një organizatë e financuar nga OKB, lajmëroi për forcimin e sigurisë së tij financiare, pas spekulimeve për korrupsion.

Organizata ka një fond prej 22 miliard dollarësh në vit, por disa vende të rëndësishme ngrinë donacionet e tyre, pasi një skandal i përfitim vetjak të disa drejtuesve doli në media.

Fondi Botëror lajmëroi mëngjesin e sotëm se midis masave të reja do të krijohet edhe një panel me ekspertë të pavarur, të cilët do të monitorojnë të gjitha procedurat financiare.

Javën e kaluar, Gjermania, shteti që jep kontributin e tretë më të madh, lajmëroi se do të ndërpriste mbështetjen e tij financiare. SHBA, Franca, Gjermania dhe Japonia janë katër kontribuesit më të mëdhenj të Fondit Botëror.

Top Channel