Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump
Kuba liroi nga burgu një të burgosur të rëndësishëm politik, të quajtur Guido Siegler, edhe pse ai refuzoi strehimin politik në Spanjë.
Lajmi u publiua në mëngjes në CNN, vetëm pak orë pas Kisha Katolike Romake lajmëroi se Siegler dhe bashkëvuajtësi i tij Moya, do të liroheshin brenda pak ditësh.
Dy burrat janë pjesë e një grupi prej 52 disidentësh, të cilët autoritetet komuniste ranë dakord t’i lironin në korrik, pas një marrëveshje të arritur me Selinë e Shenjtë.
Shumica e tyre u larguan menjëherë, por 11 persona qëndruan në burg, pasi refuzuan të largoheshin nga vendi ishullor. Siegler u lejua të udhëtonte në shtëpinë e tij në Matanzas të premten.
Ai qëndronte në burgim që prej vitit 2003, kur ishte arrestuar në një protestë kundër qeverisë. Lirimi i të burgosrve politikë ka qenë një kusht thelbësor i SHBA-së dhe BE-së për zbutjen e sanksioneve ekonomike ndaj Kubës.
Top Channel