Hackers hyjnë në bursën e Nasdaq

05/02/2011 09:15

Piratë informatikë depërtuan në mëngjes në rrjetin e kompiutrave që drejtojnë bursën Nasdaq në Nju Jork.

Lajmin e raporton “Wall Street Journal” në faqen e saj të internetit. Policia federale ka nisur hetimet, në përpjekje për të mësuar identitetin e hackersave dhe arsyet që i shtynë të depërtonin në sistem.

Burime pranë policisë federale bëjnë me dije se piratët nuk kanë dëmtuar transaksionet ekonomike, por besohet se hackersat u shtynë nga mundësia për përfitime financiare.

Nga hetimet e para dyshohet se piratët kanë sulmuar që nga Rusia. Nasdaq ishte lajmëruar një vit më parë për mundësinë e hyrjes në faqe, pasi agjentë të specializuar të CIA-s kishin mundur të depërtonin në sistem, duke provuar cënueshmërinë e rrjetit.

Top Channel