Grabitja në PE, dyshimet tek sigurimi

05/02/2011 00:55

Godina e Parlamentit Europian u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve pas grabitjes së një zyre në brenda ambienteve të saj.

Policia ka nisur hetimet për atë që e cilëson si kërcënimi i tretë madhor i sigurisë brenda institucionit të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Sipas mediave të huaja, nuk ka shenja që të tregojnë një hyrje të dhunshme brenda ambienteve të ndërtesës, e kjo ka lindur dyshime mbi sigurimin dhe efektivitetin e tij.

Zyra brenda ndërtesës së PE-së u grabit gjatë ditës së premte nga dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur. Grabitësit u larguan me rreth 8 mijë euro të rrëmbyera. Në të njëjtën mënyrë, shkurt të vitit 2009 një person i armatosur grabiti një filial banke brenda godinës duke marrë plot 60 mijë euro.

Top Channel