
Njerëzit që kanë dalë në rrugë të protestojnë thonë se ata duan që presidenti Mubarak të ikë.
30 vjet më parë kur u vra ish-presidenti Sadat, ai tha se do të jetë në këtë post provizorisht, por edhe tani pas 30 vjetësh thotë se do të qendrojë ende edhe 9 muaj.
Me shpresën se një pjesëmarrje masive në këto tubime do ta bëjë zërin e tyre të dëgjohet, njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë egjiptiane të dalin në ato që konsiderohen si protesta të paprecedenta për Egjiptin.
Të intervistuar nga Reuters disa prej tyre rrëfejnë arsyet që i shtynë në këtë rebelim.
“Sic mund ta shihni edhe vetë jam i paarmatosur, nuk kam as thikë dhe as armë zjarri, krimi im i vetëm është fakti që nuk e dua këtë parlament të pandershëm”, deklaron njëri prej protestuesve.
“Nuk e besojmë më as Mubarakun, as qeverinë e tij. Përsë? Sepse në 1981, kur u vra Sadati e pashë në televizor të premtonte se do të ishte president vetëm për një periudhë kohe, tani pas 30 vjetësh e shoh që premton prap se do të jetë president edhe për 9 muaj. Kush i beson më?!”, shprehet një tjetër protestues.
Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të Mubarak nga Egjipti, pasi për ta ai ka shkuar më tepër se një diktator.
Top Channel