Egjipt, Kryeministri: Zgjidhje me Mubarak-un

05/02/2011 15:05

Kryeministri Egjiptian deklaroi në televizionin shtetëror se stabiliteti po rikthehet gradualisht në vend, pas 12 ditë protestash, ndërsa shprehu besim se kriza mund të zgjidhet me presidentin Mubarak në pushtet.

Sipas BBC, fjalët e Kryeministrit, Ahmed Shafiq. nënkuptojnë shtypjen e mundshme të protestave nga shteti ose arritjen e një marrëveshje me opozitën, e cila do të lejojë qëndrimin e presidentit deri kur të mbahen zgjedhjet në shtator.

Nga ana e tyre, protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri në largimin e 82-vjeçarit. 100 mijë persona u grumbulluan të premten në rrugët kryesore të Kajros, për të kërkuar largimin e presidentit.

Top Channel