Egjipt, hidhet në erë naftësjellësi

05/02/2011 10:30

Sabotatorë të paidentifikuar hodhën në erë një tubacion nafte në Egjipt gjatë mëngjesit, lajmëroi televizioni shtetëror.

Naftësjellësi transporton naftë nga Jordania për në portet egjiptiane, nga ku shpërndahet më pas në pellgun e Mesdheut dhe më gjerë.

Lajmi pritet të shoqërohet me një rritje të re të çmimit të naftës në bursat botërore.

Ngjarja ndodhi ndërsa Egjipti është përfshirë nga protesta të dhunshme për largimin e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vitesh në pushtet.

Një zyrtar deklaroi në televizionin shtetëror se situata në naftësjellësin që kalon në krahinën e Sinait është shumë e rrezikshme, ndërsa një seri shpërthimesh të tjera po ndodhin.

Top Channel