Cameron: Multikulturalizmi ka dështuar

05/02/2011 08:10

Kryeministri i Anglisë, David Cameron, do të kritikojë shtetin multikulturor, në konferencën e sigurisë që do të mbahet në Mynih, më vonë gjatë ditës.

Sipas BBC, koka e qeverisë britanike do të argumentojë se vendi i tij ka nevojë për një identitet më të fortë kombëtar, në mënyrë që të parandalojë radikalizimin e njerëzve.

Ai do të sinjalizojë edhe fillimin e një politike të re më të ashpër ndaj atyre grupeve që sponsorizojnë muslimanizmin ekstrem.

Sipas burimeve të sigurta të BBC-së, Kryeministri do të kërkojë prej kabinetit të tij më shumë kujdes në shpërndarjen e fondeve publike, sidomos tek organizatat fetare.

Shteti duhet të kërkojë platforma konkrete, sepse aktualisht janë disa dhjetëra grupe fetare islamike që përfitojnë nga fondet publike, por bëjnë shumë pak për të luftuar terrorizmin.

Top Channel