SHBA-Kanada, alarmi i ngricës vazhdon

04/02/2011 09:00

Amerikanët dhe kanadezët janë duke rikuperuar pasojat e stuhisë së borës që ka bllokuar shumë rrugë, mbyllur shkollat dhe shkatërruar disa qindra banesa.

Megjithatë, kushtet e të ftohtit ekstrem do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa në disa rajone tempraturat mund të zbresin edhe nën -34 gradë celcius.

Stuhia e borës ka shkaktuar 12 të vdekur në Kanada dhe tre të tjerë në SHBA, ndërsa Çikago është mbuluar nga 60 centimetra dëborë. Trafiku ajror ka pësuar anullime dhe vonesa të shumta fluturimesh.

Top Channel