Paltrow, një shpatull për të qarat e burrit

04/02/2011 10:20

Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, është duke përballuar kohë stresuese, ndërsa i duhet të ngushëllojë bashkëshortin e saj për ndarjen e prindërve të tij.

33-vjeçari Chris Martin, këngëtar i grupit të famshëm “Coldplay”, e ka pritur shumë keq lajmin e divorcit dhe ka gjetur konfortin e vetëm në krahët e gruas së tij të famshme.

Babai i Martin, 69-vjeçar, ka krijuar një marrëdhënie të re dhe nëna e tij është larguar prej shtëpisë së përbashkët, ku edhe Chris është rritur. Pavarësisht se është në moshë të rritur, ai është duke përjetuar jashtëzakonisht keq këtë lajm.

Top Channel