Obama vlerëson reformat në Jemen

04/02/2011 03:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur reformat e paralajmëruara nga presidenti i Jemenit.

Duke komentuar situatën më të fundit në vendet e Lindjes së Mesme, Obama vlerësoi reformat e publikuara nga presidenti jemenas në Sanaa dhe e ftoi atë të mos përdorë dhunën ndaj protestuesve.

Në Jemen është paralajmëruar një protestë masive kundër presidentit vendas.

Top Channel