Meksika tërheq ndihëm për SHBA-në

04/02/2011 10:45

Meksika lajmëroi për tërheqjen e ofertës për furnizim me energji elektrike të Teksasit, pasi vetë vendi është pushtuar nga i ftohti ekstrem.

Lajmi u njoftua gjatë mëngjesit nga CNN. Ai vjen vetëm dy ditë pasi Komisioni Federal i Elekticitetit pranoi të furnizonte me 280 megawat shtetin e Teksasit, në disa zona të të cilit është ndërprerë energjia prej stuhisë së borës.

Megjithatë, i ftohti ka përfshirë edhe Meksikën, duke dëmtuar disa prej kapaciteteve prodhuese të energjisë, çka ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme në shtetin e Çihuahuas.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Meksikës lajmëroi se temperaturat në zonat veriore të vendit mund të bien deri në një rekord prej -20 gradë celcius.

Top Channel