Kongo, sulmohet aeroporti i Lubumbashit

04/02/2011 09:25

Një grup i armatosur i paidentifikuar është përpjekur të marrë kontrollin e aeroportit të Lubumbashit, në jug të Republikës Demokratike të Kongos, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë.

Burime aeroportuale kanë pohuar se ka rënë intensiteti i të shtënave dhe se sulmuesit i përkasin një grupi separatist.

Top Channel