Irak, rikthehen sulmet terroriste

04/02/2011 03:55

Pas një periudhë relativisht të gjatë qetësie, Iraku tronditet sërish nga sulmet terroriste.

Këtë radhë një sulm i dyfishtë me bomba në qytetin e Ramazit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave dhe plagosjen e më shumë se 15 të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, fillimisht një bombë ka shpërthyer në qendër të qytetit, e më pas një kamikaz ka hedhur veten në erë në mes të turmës që ishte mbledhur për të parë rreth shpërthimit fillestar.

Atenati nuk është marrë përsipër nga asnjë grup, ndërkohë që kryeministri vendas, akuzoi me herët si Sirinë ashtu edhe Iranin se ndihmojnë militantët me armë e materiale të tjera.

Top Channel