Egjipt, protesta të reja gjatë ditës

04/02/2011 08:00

Egjiptianët po përgatiten të grumbullohen për një ditë të re protestash në Kajro, kundër presidentit Hosni Mubarak, lajmërojnë agjensitë ndërkombëtare të lajmeve në mëngjes.

Protestat hyjnë sot në ditën e tyre të dhjetë dhe organizatorët presin me dhjetëra mijëra persona në sheshin Tahrir, në qendër të kryeqytetit, pavarësisht se qindra viktima janë shënuar në këto ditë.

Mubarak është nën një presion gjithmonë e më të madh për t’u larguar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahësit e tij më të mëdhenj, bëjnë thirrje për kalimin në një qeveri pajtimi kombëtar, përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Një ditë më parë, presidenti 82-vjeçari deklaroi se është i lodhur dhe dëshiron të largohet, por ka frikë pë vendin e tij nëse do të japë dorëheqjen e menjëhershme.

Në Egjipt mund të përsëritet skenari i revolucionit islamik iranian të vitit 1979, ku largimit të shahut, muslimanët përfituan nga vakumi i pushtetit për të marrë në dorë drejtimin e shtetit.

Top Channel