Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump
Me dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në sheshin kryesor të Kajros, Tahrir, për të kërkuar për të dhjetën ditë radhazi largimin e presidentit Hosni Mubarak.
Fluksi i njerëzve vazhdon të shtohet në mesditë, ndërsa me dhjetëra mijëra të tjerë janë duke ecur në rrugët kryesore të kryeqytetit për të mbërritur në qendër.
Dita e sotme është emërtuar si dita e largimit të presidentit Hosni Mubarak, i cili mbrëmë pranoi se dëshiron të japë dorëheqjen, por nuk e bën këtë nga frika e rritjes së pasigurisë në vend.
Protesta e sotme është më e madhja në numër që prej ditës së martë, kur 250 mijë persona u mblodhën vetëm në sheshin Tahrir. Mbi 300 persona kanë humbur jetën në protestat e dhunshme të këtyre ditëve.
Top Channel