CIA nën akuzë, nuk parashikoi protestat

04/02/2011 11:05

Shtëpia e Bardhë është veçanërisht e pakënaqur prej Agjensisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA), e cila nuk parashikoi shpërthimin e protestave në Egjipt dhe rrëzimin e qeverisë aleate të Tunizisë.

Sipas “Associated Press”-it, presidenti Barack Obama i ka thënë drejtori të përgjithshëm të CIA-s, James Clapper, se ai është “i pakënaqur nga informacioni i paktë që i ka paraqitur Agjensia për protestat në botën arabe, veçanërisht Egjipt dhe Tunizi”.

Shumë më kritik ishte toni i Komisionit të Senatit për Mbrojtjen. “A ka njeri internet në CIA?”, ishte pyetja ironike e senators Dianne Fienstein. “Duhet të kishim marrë shumë më tepër paralajmërime nga shërbimet tona sekrete”.

Megjithatë, CIA ka reaguar nëpërmjet një drejtueseje të lartë, të quajtur Stephanie O’Sullivan, e cila tha se presidenti Obama ishte paralajmërar për situatën “shpërthyese në Egjipt” në fundin e dhjetorit 2010

Presidenti i larguar tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali dhe presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, konsiderohen të dy si aletë të çmuar të Uashingtonit.

Pa ta në pushtet, ekziston një rrezik serioz për formimin e kabineteve islamike në dy vende me rëndësi politike, strategjike dhe ekonomike për amerikanët.

Top Channel