BE, takim për Egjiptin dhe energjinë

04/02/2011 08:35

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen më vonë gjatë ditës në një samit një-ditor, ku çështjet e energjisë, krizës së borxheve në eurozonë dhe Egjipti do të dominojnë bisedimet.

Komisioni Europian vlerëson se 27 vendet e Europës së Bashkuar duhet të shpenzojnë deri në 1 000 miliardë euro në dekadën e ardhshme, për infrastrukturën e energjisë.

Agjensia Franceze e Lajmeve, AFP, ka arritur të sigurojë edhe dokumentin paraprak që pritet të miratohet rreth situatës së tanishme në Egjipt.

Në dokument mund të lexosh: “Bashkimi Europian dënon me forcën e tij më të madhe dhunën që ka pushtuar vendin dhe bën thirrje për një kalim të menjëhershëm në vendosjen e rendit, nëpërmjet një qeverie demokratike”.

Top Channel