Australi, cikloni lë pas shkatërrim masiv

04/02/2011 08:25

Australianët kanë nisur të llogarisin dëmet e ciklonit më të fuqishëm të historisë, ndërsa një i vdekur është gjetur midis shkatërrimit masiv.

Siç raporton BBC në mëngjes, skuadrat e emergjencës janë duke kërkuar për persona të mundshëm të bllokuar në gërmadhat e shtëpive, ndërsa po përpiqen të rivendosin energjinë elektrike në zonat ku ajo është shkëputur.

Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe për të kaluar me durim këtë situatë, por disa qytete bregdetare, si Kairns apo Tuansvill janë shkatërruar tërësisht.

”Është një zonë lufte”, deklaroi Zëvendëskryeministri Wayne Swan, ndërsa pranoi se kostot mund të shkojnë në disa miliarda dollarë. Australia vendosi pak ditë më parë një taksë të re, për rindërtimin e zonave të prekura nga përmbytja më e keqe e historisë, gjatë muajit të janarit.

Top Channel