Aniston: Unë stiliste? Larg qoftë

04/02/2011 10:05

Aktorja hollivudiane, Jennifer Aniston, iu përgjigj me humor mundësisë që të krijojë një linjë të sajën të veshjeve: “Si mund t’u them të tjerëve si të vishen, kur unë për vete nuk di ta bëj këtë”.

Në një intervistë të publikuar sot në “US Magazine”, protagonistja e serialit “Friends” tha se nuk ka ndërmend t’i përkushtohet ndonjë karriere tjetër përveç asaj të aktores.

”Më pëlqejnë shumë veshjet, por janë të tjerët ata që më ndihmojnë të zgjedh atë që duhet të vesh. Mund të them që nuk dallohem aspak për gusto në mënyrën se si vishem”, deklaroi 41-vjeçarja.

Top Channel