Ruanda, fushatë sterilizimi për meshkujt

03/02/2011 15:35

Autoritetet e Ruandës shpallën sot një fushatë sterilizimi për meshkujt, për t’i bërë ballë rritjes së vazhdueshme të popullsisë dhe përhapjes së virusit HIV.

Sterilizimi është një praktikë e panjohur në vend dhe autoritetet do të bëjnë një fushatë të rëndësishme publicitare.

Operacioni zgjat vetëm 15 minuta dhe mund të bëhet me mpirje lokale. Personat që do të pranojnë këtë ndërhyrje, do të kenë përfitime fiskale dhe tatimore.

Megjithatë, mbetet për të parë se si do të reagojë vendi i vogël afrikan, ku një praktikë e tillë bie tërësisht ndesh me kulturën popullore.

Ulja e ritmit të shtimit të popullsisë mendohet nga autoritetet si një mënyrë efikase për të përmirësuar standartin tepër të ulët të jetesës.

Top Channel