“Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin
Kryeministri rus Vladimir Putin e ka vlerësuar si “terrorizëm anarkist” atentatin në aeroportin Domdedovo të Moskës.
“Bëhet fjalë për një terrorizëm anarkist të drejtuar kundër shtetit, kundër pushtetit aktual, kundër vendit”, ka deklaruar Putin, duke shtuar se krimi në fjalë praktikisht është zbardhur.
Pista hetimore con drejt Kaukazit të Veriut, prej nga vinin kamikazi 20-vjecar që u hodh në erë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë shpallur në kërkim.
Megjithatë, përgjegjësia për kryerjen e atentatit, ku 36 vetë humbën jetën dhe 180 të tjerë u plagosën, deri tani nuk është marrë përsipër nga askush.
Top Channel