Pakistan, HRW kërkon lirimin e 17-vjecarit

03/02/2011 08:45

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje qeverisë pakistaneze që të lirojë adoleshentin që është akuzuar në bazë të ligjit kontrovers të vendit për blasfemi.

Muhammad Samiullah, 17 vjec, ndodhet nën arrest në qytetin jugor të Karacit, pasi akuzohet se ka sharë profetin Muhamed në një fletë provimi.

Human Rights Watch e ka cilësuar hapjen e cështjes ndaj 17-vjecarit si “të tmerrshme”, edhe për faktin se ai është ende i vogël.

Ligji i blasfemisë ka qenë në qendër të vëmendjes që kur një e krishterë, Asia Bibi, u dënua me vdekje në nëntor të vitit të kaluar.

Ajo ka mohuar të ketë fyer profetin Muhamed në vitin 2009, në fshatin e Punxhabit, ku jetonte.

Top Channel