Murdok, 642 mln dollarë fitime për 3 muaj

03/02/2011 01:50

Korporata e lajmeve e zotëruar nga Rupert Murdok raportoi se në 3 mujorin e fundit të vitit 2010, fitimet e saj u rritën me 150 përqind.

Kompania raportoi një fitim prej 652 milion dollarësh, nga 254 milion dollarë të fituara një 3 muajorësh më parë. Në rritjen galopante kanë ndikuar televizionet dhe rrjeti kabllor të zotëruara nga Murdok në SHBA, ku përfshihet edhe Fox Neës, e shumë kanale të tjera tematike.

Bilancet pozitive të kompanisë së Murdok u raportuan në të njejtën ditë, kur manjati i mediave njoftoi zgjerimin e aktivitetit të tij me një të përditëshme në iPad të quajtur “The Daily”.

Top Channel