Kryeministri egjiptian kërkon falje publike

03/02/2011 15:15

Kryeministri i Egjiptit kërkoi falje publike për përplasjet e djeshme midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Mubarak-ut, ku pesë persona gjetën vdekjen dhe disa qindra u plagosën.

Në një deklaratë të sotme përpara kombit, Ahmed Shafiq e cilësoi dhunën si një “gabim fatal” dhe kërkoi hetime për mënyrën se si ajo nisi.

Një ditë më parë, mbështetës të presidentit Mubarak sulmuan me kuaj dhe deve turmat e protestuesve të irrituar, duke nisur një zënkë popullore midis civilëve, në të cilën forcat e sigurisë nuk mundën të ndërhynin.

Ndërkohë, protestat vazhdojnë edhe sot, në ditën e tyre të dhjetë, ndërsa me mijëra protestues kërkojnë largimin e Hosni Mubarak-ut, i cili udhëheq vendin që prej 30 vitesh.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 300 persona kanë mbetur viktimë e protestave në Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA