Kajro, armë zjarri në sheshin Tahriri

03/02/2011 03:35

Kryeqyteti egjiptian nuk po kalon orë të qeta as natën. Në sheshin kryesor të Kajros, Tahriri, qendrojnë të grumbulluar mijëra protestues anti-Mubarak.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 2 persona të tjera kanë gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara nga ky shesh që pason një ditë të mërkurë të përgjakëshme ku qindra protestues pro dhe kundra Mubarakut u përleshën në rrugët e Kajros duke lënë mbi 600 të plagosur.

E mërkura, sipas autoriteteve ishte dita më e përgjakëshme nga protesta 9 ditore për largimin e Mubarak nga pushtetit.

Ndërkohë, SHBA ka dërguar edhe njëherë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj të cilët ndodhen ende në vendin e piramidave, që të largohen menjëherë, e për ta bërë këtë ka vendosur në aeroportet vendase avionë për evakuim të menjëhershëm.

Top Channel