Ish-Sekretari Rumsfeld: Saddam-i duhej mbajtur

03/02/2011 16:10

Ish-Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Donald Rumsfeld, bëri një deklaratë befasuese në autobiografinë e tij, ku shkruan se nëse Saddam Hussein do të kishte qëndruar në pushtet, Lindja e Mesme do të ishte shumë e stabilizuar sot.

Libri i 78-vjeçarit, mbështetës i zjarrtë i ndërhyrjes irakene, do të dalë në të gjitha libraritë amerikane në javën e ardhshme, por disa pjesë të saj u publikuan sot në të përditshmet “Washington Post” dhe “New York Times”.

Ish-Sekretari zbuloi edhe se gjeneralët ishin të pavendosur rreth numrit të trupave që do të dërgonin në Irak, ndërsa e nuk e mësoi asnjëherë numrin e vërtetë deri në zbarkimin e trupave.

Rumsfeld e cilëson presidentin George W.Bush si shumë më të aftë se sa imazhi i tij popullor, por njëkohësisht e fajëson për pasivitet në zgjidhjen e konflikteve mes ideve të bashkëpunëtrorëve të tij më të afërt.

”Një problem i administratës Bush ishte se kishte shumë ide, shumë rrota që ecnin në drejtime të ndryshme. Për këtë arsye, politikat shpesh ishin kontradiktore dhe u mungonte një objektiv i qartë”, lexohet në biografinë e ish-Sekreatit të Mbrojtjes.

Në libër, ai shpreh keqardhjen për mungesën e veprimit të ushtrisë amerikane për të penguar plaçkitjes që ndodhën pas luftës në Irak, ndërsa kërkon ndjesë për disa komente ofenduese në drejtim të Francës dhe Gjermanisë, pas vendimit të tyre për të mos marrë pjesë në koalicionin që sulmoi dhe pushtoi Irakun.

Top Channel