Iraku: Irani e Siria armatosin militantët

03/02/2011 17:05

Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki, akuzoi Iranin dhe Sirinë në shtator 2009, për armatosjen e militantëve që kryejnë sulme vetvrasëse në vendin e tij.

Lajmi u zbulua nga Wikileaks, e cila sot publikoi një shkresë që ambasadori i atëhershëm amerikan i kishte dërguar qëndrës në Uashington. Ai raportonte ankesat e Kryeministrit Iraken,i cili kërkonte prej amerikanëve që të bënin më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Në memon e datës 27 shtator 2009, thuhet se as ambasada amerikane dhe as ushtria nuk kanë të dhëna për mënyrën se si ishin futur në Irak disa predha që më pas goditën objektiva civile, ndonëse policia irakene kishte arrestuar pesë persona që po transportonin raketat 107 milimetërshe.

Top Channel