Francë, dyshime për vdekjen e ish-Ministrit

03/02/2011 15:25

Një ish-punonjës i policisë ngriti sot dyshime rreth vdekjes së një ish-Ministri të kabinetit francez. Robert Boulin, në vitin 1979.

Francis Deswarte, i cili pretendon se ishte polici i parë që pa trupin e pajetë kur u gjet në një kanal të thellë në Paris, thotë se Boulin nuk ishte mbytur.

Deklaratat e sotme të ish-policit vënë në dyshim serioz raportin e zyrtar të vdekjes së Boulin, ku thuhet se ai ishte mbytur pas marrjes së një doze të madhe qetësuesish. Vdekja u cilësua si një vetvrasje.

Boulin ishte një figurë shumë e fuqishme e kohës dhe mendohej se mund të ishte Kryeministri i ardhshëm i Francës. Vajza e tij ka hedhur më parë dyshime për vdekjen e babait.

Deswarte deklaroi: “Në momentin kur nxorrëm trupin, ai ishte në një pozicion që të bënte të besoje se po përpiqej të ngjitej në breg. Nuk ka mundësi të jetë mbytur, pasi koka e tij ishte ende mbi ujë.

Për më tepër, ai kishte disa gërvishtje në fytyrë. Këtë e shpjeguan me pakujdesinë e punonjësve në nxjerrjen e tij nga kanali, por nuk është e vërtetë. Punonjësit e nxorrëm me shumë kujdes, unë isha i pranishëm. Vendosa të flas pasi kam dëgjuar shumë gënjeshtra rreth kësaj çështje”.

Top Channel