Egjipt, përplasen turmat, viktima të reja

03/02/2011 15:55

Mbështetësit e presidentit Hosni Mubarak janë duke sulmuar turmat e protuestuesve antiqeveritarë, në sheshin Tahrir dhe rrugët kryesore të kryeqytetit Kajro.

Sipas korrespodentëve të BBC-së në vendngjarje, skena të dhunshme janë duke u regjistruar tani, ndërsa dita mund të bëhet edhe më e përgjakshme se ajo e djeshmja.

Gurë fluturojnë nga të dyja krahët, ndërsa raportohet edhe për të shtëna mes turmave. Korrespondentët arrijnë të shohin njerëz të përgjakur.

Disa dhjetëra janë plagosur deri tani, por me siguri do të ketë edhe të vdekur. Kryeministri Shafiq kërkoi falje për sulmin e djeshëm të mbështetësve të Mubarak-ut, në një deklaratë përpara kombit në mesditë.

Megjithatë, duket se nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar një ditë të dytë dhune midis turmave me bindje të kundërta politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA