Egjipt, përleshjet, 3 të vdekur

03/02/2011 01:50

Të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur nga përleshjet mes protestuesve pro-Mubarakut dhe atyre kundër presidentit egjiptian.

Lajmi njoftohet nga autoritetet vendase të cilat sqarojnë se shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse në numër më të vogël, prania e demonstruesve, të të dyja palëve në rrugët e Kajros ishte e ndjeshme, ndërkaq ushtria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kthehen në shtëpi e t’i japin fund dhunës.

Top Channel