Egjipt, ftesë muslimanëve për bisedime

03/02/2011 21:10

Presidenti Hosni Mubarak ftoi Vëllazërinë Muslimane në bisedime, në një tentativë për të qetësuar situatën në vend, e cila është duke dalë nga kontrolli.

Lajmin e ftesës e konfirmoi zëvendëspresidenti Omar Suleiman, gjatë mbrëmjes. Vëllazëria Muslimane konsiderohet si grupimi më i organizuar i opozitës.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në vend që nga data 25 janar, ndërsa me dhjetëra të vdekur janë regjistruar çdo ditë.

Mbi 300 të vdekur numërohen deri tani, ndërsa në Kajro janë regjistruar plaçiktje dhe zjarrvënie të shumta.

Top Channel