Egjipt, dhunës si shpëtojnë as gazetarët

03/02/2011 04:05

Dhunës në rugët e Kajros nuk i kanë shpëtuar as trupa e disa mediave ndërkombëtare që po pasqyrojnë ngjarjen.

Sipas dëshmive, trupa e një televizioni kanadez është sulmuar nga turma me sende të forta dhe vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë në kohë, demonstruesit janë tërhequr.

Edhe një gazetar e operator i CNN është qëlluar me gurë nga protestues gjatë përleshjeve pro dhe kundër presidentit Mubaral.

Gjithësesi, përvec këtyre rasteve, kur kemi hyrë në ditën e 9 të protestave popullore në Egjipt nuk është regjistruar asnjë gazetar i vrarë

Top Channel